Figurë e shquar e politikës italiane, ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Umberto Bossi/ Themeloi partinë politike Lega Nord Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe nisjen e negociatave me Izraelin, pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Nowl Barrot, i cili ndodhet për një vizitë solidariteti në Bejrut.
Në përfundim të takimit, Aoun theksoi se prioriteti kryesor është ndalimi i përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke nënvizuar nevojën urgjente për një marrëveshje armëpushimi.
Ai rikonfirmoi gjithashtu iniciativën e tij për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm francez deklaroi se vizita e tij synon të tregojë mbështetjen dhe solidaritetin e Francës ndaj popullit libanez, i cili, sipas tij, është përfshirë në një luftë që nuk e ka zgjedhur.
Gjatë qëndrimit në Liban, Barrot vizitoi edhe një shkollë në Bejrut të shndërruar në strehë për personat e zhvendosur.
Sipas Ministrisë së Jashtme franceze, në qendër të diskutimeve kanë qenë mënyrat për uljen e tensioneve, përfshirë edhe takimet me kryeministrin Nawaf Salam dhe kryetarin e parlamentit Nabih Berri.
Top Channel