Ishte duke raportuar ‘live’ nga Libani/ Gazetari shpëton mrekullisht nga sulmi i IDF-së, raketa shpërthen vetëm pak metra pas tij

19/03/2026 16:47

Një gazetar irlandez, Steven Stenuey ka shpëtuar mrekullisht nga një raketë ndërsa ishte duke raportuar në Liban.

Gazetari, i veshur me jelekun që lexon ‘Press’, ndërsa po raportonte për tensionet në Lindjen e Mesme, ka arritur që brenda një sekonde të shmangë një raketë që më pas shpërtheu vetëm pak metra pas tij.

Siç duket edhe në videon që po qarkullon në internet, raketa më pas ka shpërthyer pak metra pas gazetarit, aty ku ishte krijuar edhe një gropë nga shpërthimet e mëparshme.

Gazetari ndodhej në zonën e kuqe që IDF kishte paralajmëruar për evakuim.

Siç raporton edhe gazetari i Top Channel, Artur Bibe, irlandezi, i cili punon me kohë të pjesshme në rrjetin rus, ndodhej duke raportuar pranë një godine që ishte bërë më herët objekt sulmi, në momentin që një raketë e IDF ra pa paralajmërim në zonë.

Ishte fat që ai shpëtoi, pasi, siç duket në pamjet, raketa ra brenda kraterit që një tjetër raketë para saj kishte krijuar.

Ai u dërgua në spital, por pas ekzaminimeve u rikthye sërish në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB