Fermerët e Sovjanit në vështirësi, nuk kanë nisur të mbjellin tokën me qepë e patate, shkak lagështira

19/03/2026 12:31

Fermerët e fushës së Maliqit po përballen me vështirësi për mbjelljen e kulturave bujqësore.

Edhe pse sezoni i mbjelljeve të kulturave kryesore si qepa dhe patatja ka nisur, shumë prej tyre nuk kanë filluar nga puna duke shtyrë afatet e mbjelljes së kulturave pranverore. Sipas tyre kjo vonesë vjen pasi toka ka ende lagështi si pasojë e përmbytjeve që ndodhën gjatë dimrit.

Në kushtet aktuale nëse mbillet farërat rrezikojnë të kalben nga lagështia ndërsa vonesat rrezikojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në rendimentin e prodhimeve. Ata shprehen se çdo ditë e humbur në këtë periudhë është vendimtare për ciklin e kultivimit.

Për fermerët situata mbetet shqetësuese, teksa shumë prej tyre nuk kanë ende një afat të qartë se kur do të mund të nisin mbjelljet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB