Fotot para dhe pas dobësimit, Sara Mile iu përgjigjet kritikeve në rrjet: Pesha nuk është armë politike, disa vajza që më ndiqnin…
Deputeti Klevis Balliu gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me zëvendëskryetaren e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, Patricia Lips dhe me Drejtorin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Niels von Redecker.
Balliu është shprehu se gjatë takimeve ka bërë diskutime të hapura mbi standardet që duhet të përmbush Shqipëria në procesin e integrimit.
“Gjatë vizitës në Berlin ishte kënaqësi takimi me Znj. Patricia Lips – Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, përgjegjëse për çështjet europiane.
Një diskutim i hapur mbi standardet që duhet të përmbush Shqipëria në procesin e integrimit, ku lufta ndaj korrupsionit dhe zgjedhet e ndershme qëndrojnë në themel të këtij procesi. Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore që pengon avancimin real të vendit drejt Bashkimit Europian. Një kulturë politike që shndërrohet në mburojë për korrupsionin jo vetëm dëmton besimin e qytetarëve, por edhe bllokon progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
Shqipëria ndodhet në një moment kyç, ku është e domosdoshme të kalohet nga retorika te veprimi konkret. Vlerat europiane nuk mund të mbeten thjesht deklarata në letër, por duhet të përkthehen në standarde të zbatueshme në praktikë, përmes reformave reale dhe rezultateve të matshme.
Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në Bashkim Europian bazuar në meritë dhe në standarde që ndihmojnë mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Shqipëria nuk ka aleat më të çmuar në rrugën e saj sesa Gjermania. Faleminderit për vërtetësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Balliu.
Po ashtu Balliu u shpreh se gjatë takimit me Niels von Redecker e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.
“Gjatë vizitës në Belin zhvilluam një takim me z. Niels von Redecker, Drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, të cilin e falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.
Procesi i integrimit bazohet në meritë dhe Shqipëria duhet të tregojë se është seriozisht e angazhuar në reformat transformuese për vendin, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit, mospengimit të drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe mbi të gjitha një qeverisje demokratike që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjithashtu, e falenderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në heqjen nga Bashkimi Evropian të të gjitha masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Pa ndihmën e cmuar të Gjermanisë ai proces do ishte vonuar edhe më tej me pa të drejtë, duke dhënë mesazhin më të gabuar për shqiptarët kudo në Rajon.
Shqipëria dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah Gjermanisë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Balliu.
Top Channel