Në fund të konferencës për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Mirela Kumbaro e cila mban postin e ministres së Arsimit, u pyet nga gazetarët se cilat janë rezultatet që ‘justifikojnë jetëgjatësinë’ në qeveri.

Ministrja Kumbaro tha se rezultatet maten përmes votës dhe nëpërmjet analizës së brendshme të skuadrës socialiste. Kumbaro shtoi se ministrat funksionojnë si pjesë e një skuadre.

-Ministre, tre kolegët tuaj që sapo folën janë tre ministra të rinj të kabinetit Rama 4. Pas kryeministrit Rama ju jeni ministrja më afatgjatë në këto katër mandate. A mund të na thoni cilat janë rezultatet që justifikojnë këtë vazhdimësinë tuaj në kabinetet e zotit Rama

Rezultatet janë ato që maten dhe vlerësohen çdo 4 vjet, qoftë nëpërmjet votës, qoftë përmes vlerësimit dhe analizave që bëjmë si skuadër e maxhorancës.

Asnjë ministër nuk është aty sepse është vetë, por sepse jemi pjesë e një skuadre. Si në çdo skuadër rolet ndërrohen, lëvizin me detyra të caktuara, që nga deputeti, drejtuesi politik, që nga ministri apo pjesëmarrja në komisione parlamentare.

Është pjesë e një skuadre, pjesë e një filozofie. Nuk është ministri që qëndron por, maxhoranca dhe lidershipi i Edi Ramës. Ne jemi pjesë e një skuadre dhe bashkëpunojmë në role dhe detyra të caktuara”-u përgjigj Kumbaro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB