“Mos u bëj hipokrit me veten tënde”/ Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos, banori: Me mua nuk merresh dot Pas daljes nga GJKKO ku u vendos kalimi për gjykim i dosjes Meta-Kryemadhi, avokati Kujtim Cakrani mbajti një deklaratë për media para SPAK.
Sipas Cakranit, sot ka përfunduar çështja ligjore dhe në themel sipas tij, fillon çështja politike. Cakrani tha se në dosje nuk ka prova, ndërsa gjatë fjalës së tij bëri një lapsus duke u shprehur “Zoti Meta dhe Zoti Kryemadhi”. Menjëherë ndërhyri Monika Kryemadhi dhe e korrigjoi.
Cakrani: Duhet të kuptoni Zoti Meta dhe Kryemadhi nuk ishin familjarë…
Kryemadhi: Jam zonja, o shoku
Cakrani: Zonja Kryemadhi
Kryemadhi: Mos u shqetëso kaq shumë, mos u prokovo
Cakrani: Kanë pasur role politike, ta trajtosh si shtëpiake, vetëm kjo gjykatë mund ta bëjë.
Teksa tha se se do dalin detajet e dosjes, Monika shtoi “Tani do kënaqeni, do shihni gjithë kartat e kreditit të bizneseve… do nxjerrin kanë paguar për dashnoret apo jo”.
Top Channel