Sulmet në Bejrut, Izraeli: Shënjestruam krahun financiar të Hezbollahut
Irani ka nisur një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit në orët e para të mëngjesit, duke e cilësuar si hakmarrje për vrasjen e dy drejtuesve të lartë iranianë.
Shpërthime dhe shkëndija janë parë në qiell mbi Tel Aviv dhe Jerusalem, ndërsa sipas raportimeve, është përdorur edhe një raketë me municione thërrmuese.
Mbetjet nga raketat kanë goditur disa zona në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme në banesa dhe automjete. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e emergjencës dhe forcat për çmontimin e bombave. Sipas autoriteteve, dy persona humbën jetën në Izraelin qendror nga copëzat e raketave, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në qytetin Bnei Brak.
Ushtria iraniane deklaroi se sulmet ishin “intensive” dhe pjesë e një operacioni të shpejtë ushtarak. Mediat iraniane raportuan se janë përdorur edhe raketa të tipit Khorramshahr-4, të cilat mund të mbajnë dhjetëra bomba të vogla.
Sipas Garda Revolucionare Islamike, sulmet janë kryer në hakmarrje për vrasjen e Ali Larijani, i cili humbi jetën një ditë më parë në një sulm të atribuar Izraelit.
Situata në rajon mbetet tejet e tensionuar, me rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.
Top Channel