Pas një viti pezullim, gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

18/03/2026 16:49

Gjykata Federale në SHBA ka urdhëruar rikthimin në punë të stafit të Zërit të Amerikës (VOA) dhe rifillimin e transmetimeve ndërkombëtare, pas një viti reduktimesh drastike.

Vendimi u mor nga gjykatësi Royce C. Lamberth, i cili vlerësoi se administrata e Presidentit Donald Trump kishte shkelur mandatet e Kongresit duke zvogëluar ndjeshëm stafin dhe burimet e agjencisë, shkruan BBC.

VOA ishte detyruar të mbante vetëm 68 punonjës, pas vendimit për tkurrjen e Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM). Dy javë më parë, gjykata kishte vendosur gjithashtu se drejtimi i agjencisë nga Kari Lake ishte i paligjshëm.

Paditësit, përfshirë drejtues të VOA-s, e mirëpritën vendimin, duke theksuar se synojnë të rikthejnë besimin e audiencës globale pas ndërprerjes së gjatë të shërbimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB