Mjalti vendas në krizë tregu, importet e dyshimta të mjaltit po dëmtojnë prodhimin vendas

18/03/2026 12:06

Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e zgjojeve në raport me sipërfaqen, një tregues që dëshmon interesin në rritje të fermerëve për sektorin e bletarisë.

Megjithatë, pavarësisht këtij potenciali dhe cilësisë së lartë të mjaltit vendas, bletarët shqiptarë po përballen me vështirësi serioze në tregtimin e produkteve të tyre. Sipas përfaqësuesve të këtij sektori, mjalti shqiptar konsiderohet ndër më cilësorët në Europë, për shkak se në pjesën më të madhe është mjalti shumë lulesh ose i prodhuar nga bimë medicinale, duke pasur vlera të larta ushqyese dhe kurative. Por, megjithë këto cilësi, tregu vendas mbetet problematik.

“Ne kemi informacion se në vendin tonë importohet mjaltë që nuk ka vlerat dhe pastërtinë e duhur, madje në disa raste dyshohet të jetë edhe artificial. Kjo situatë na penalizon drejtpërdrejt në tregtimin e produkteve tona. Kërkojmë nga shteti ngritjen e laboratorëve për analizat e mjaltit dhe certifikimin e produkteve vendase.”, shprehet bletari.

Në kushtet kur Shqipëria ka avantazh natyror për prodhimin e mjaltit cilësor, mbështetja institucionale dhe garantimi i standardeve të tregut mbeten kyçe për të kthyer këtë potencial në një histori suksesi për ekonominë bujqësore të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB