Frika nga sulmet izraelite, Irani lëshon urdhër evakuimi për objektet energjetike në Gjirin Persik

18/03/2026 15:43

Irani ka lëshuar urdhra urgjentë evakuimi për disa objekte energjetike në rajonin e Gjirit Persik, duke paralajmëruar se ato mund të jenë në shënjestër të sulmeve në orët në vijim.

Sipas agjencisë Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare, paralajmërimi u drejtohet qytetarëve dhe punonjësve pranë disa pikave strategjike në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Objektet në rrezik janë: rafineria Samref-it në Arabinë Saudite; Kompleksi petrokimik i Al-Jubail-it dhe kompania Masaiid-it në Arabinë Saudite; Fusha e gazit Al-Hosn-it në Emiratet e Bashkuara Arabe; dhe Rafineria Ras Laffan-it në Katar

Në deklaratë theksohet se këto objekte janë “objektiva të drejtpërdrejta dhe legjitime” dhe mund të goditen së shpejti.

Autoritetet iraniane u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe punonjësve që të largohen menjëherë nga këto zona dhe të zhvendosen në një distancë të sigurt, pa asnjë vonesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB