Eliminimi i Gimbos nga gara për çmimin e madh, Kryemadhi flet për Big Brother VIP para seancës në GJKKO

18/03/2026 10:28

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme.

Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me mediat përpara gjykatës, ndërsa foli për Big Brother VIP.

Opinionistja e këtij sezoni komentoi eliminimin e Gimbos nga gara për të fituar çmimin e madh, duke shprehur keqardhje për largimin e tij.

Ndër të tjera, Kryemadhi falënderoi mediat për atë që e cilësoi si “kalvar intervistash”, teksa shtoi se “sido që të shkojë puna do të shihemi një herë në muaj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB