6G po vjen, ndryshon teknologjinë/ Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale, realitet virtual dhe qytete inteligjente

18/03/2026 15:43

Rrjeti 6G pritet të hyjë në përdorim në fund të kësaj dekade dhe do të sjellë shpejtësi shumë më të larta, por mbi të gjitha vonesë pothuajse zero në transmetim.

Një nga ndryshimet më të mëdha lidhet me inteligjencën artificiale. Pajisjet që përdorim çdo ditë, si telefoni, ora smart apo kompjuteri, do të lidhen mes tyre në kohë reale dhe do të kontrollohen nga sisteme inteligjente, duke krijuar një ekosistem të vetëm digjital.

Kjo do të thotë që asistenti virtual nuk do të jetë më vetëm në telefon, por do të menaxhojë të gjitha pajisjet njëkohësisht, pa vonesa dhe me përgjigje të menjëhershme.

Një tjetër revolucion pritet në realitetin virtual dhe të zgjeruar. Pajisje si syzet smart do të ofrojnë përvoja më të avancuara, duke transmetuar video me cilësi shumë të lartë dhe duke dhënë informacion në kohë reale, direkt në fushën e shikimit të përdoruesit.

Ndërkohë, 6G pritet të ndikojë edhe në jetën publike. Automjetet autonome, robotët dhe sistemet inteligjente të qyteteve do të komunikojnë në kohë reale, duke përmirësuar sigurinë dhe menaxhimin e trafikut.

Ekspertët parashikojnë që testimet për 6G të vazhdojnë në vitet e ardhshme, ndërsa përdorimi i gjerë pritet pas vitit 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB