“Të vazhdojmë të godasim udhëheqjen”/ Netanyahu për sulmet ndaj Iranit: Po u japim mundësi iranianëve për të rrëzuar regjimin

17/03/2026 16:49

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli po përpiqet t’u japë qytetarëve iranianë “një mundësi për të rrëzuar” regjimin aktual në Teheran, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.

“Nuk do të ndodhë menjëherë dhe nuk do të ndodhë lehtë. Por nëse këmbëngulim, do t’u japim atyre mundësinë të marrin fatin e tyre në duart e tyre”, tha Netanyahu.

Ai ashpërsoi retorikën ndaj udhëheqjes iraniane, duke e përshkruar Ali Larijani-n si kreun e “një bande gangsterësh që drejtojnë Iranin” dhe duke sugjeruar vazhdimin e sulmeve ndaj figurave të larta të regjimit.

“Të vazhdojmë të godasim udhëheqjen”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet për një strategji të vazhdueshme presioni ndaj elitës politike iraniane.

Ndërkohë, mbetet e paqartë fati i Larijani-t, pasi Irani nuk ka konfirmuar nëse ai është vrarë apo plagosur në ndonjë nga sulmet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB