Rritet bilanci i viktimave në Liban/ Shkon në 912 numri i të vdekurve që nga fillimi i luftës, mbi 2 mijë të plagosur

17/03/2026 17:04

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi sot se të paktën 912 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut më 2 mars.

Sipas deklaratës zyrtare, ky është një rritje nga bilanci i një dite më parë, kur raportoheshin 886 viktima.

Autoritetet libaneze bëjnë të ditur se mes viktimave janë 67 gra, 111 fëmijë dhe 38 punonjës të sektorit shëndetësor. Po ashtu, 2,221 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB