Balliu takime me qytetarët para protestës së fundjavës: Ja çfarë pritet të ndodhë më 22
Në mungesë të demokratëve në Kuvend për votimin e rezolutës për shpalljen e Iranit shtet sponsor i terrorizmit, shqetësimet për këtë rezolutë i sollën Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë dhe Erald Kapri nga partia “Mundësia”.
Në fjalën e tij, Kapri e cilësoi rezolutën “servilizëm” dhe tha se Shqipëria është larg Perëndimit. Sipas Kaprit, qëllimi kësaj rezolute ishte të shpëtohej fati politik i Edi Ramës.
“Kjo rezolutë do të merrte kuptim nëse kjo qeveri do të sillej si perëndimore para se të sillte rezoluta servile të këtij lloji. Këto rezoluta janë thjesht për të shpëtuar fatin politik të Edi Ramës dhe nevojën për t’u treguar sa më shumë servile në sytë e perëndimorëve.
Ne bëjmë rezolutë kundër Iranit, ndërkohë që Irani ka sulmuar Kuvendin. Flasim për luftën kundër Lindjes, por Senati amerikan thotë që Shqipëria ka rritur tregtinë me Kinën. Çfarë u bëhet shqiptarëve këtu ngjan shpesh me atë që Garda iraniane i bën popullit të vet.
Ka dy muaj që një fshat proteston për të drejtën e pronës. Policët rrahin banorët dhe askush prej jush nuk ka folur; ju flisni për Shqipërinë perëndimore. Çmimi i naftës rritet pa u bllokuar ende Ngushtica e Hormuzit. Po të flasësh për të drejtat e njeriut, përjashtohesh nga parlamenti. Nëse do të ishim afër Perëndimit, nuk do t’i bënit mbrojtje politike Ballukut“-tha Kapri në Kuvend.
Top Channel