Qëndrimi i Francës për operacionet në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Mandati i Macron do të mbarojë shumë shpejt

17/03/2026 18:10

Presidenti amerikan Donald Trump komentoi refuzimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të përfshirë Francën në koalicionin në Ngushticën e Hormuzit, duke lënë të kuptohet se mandati i tij është drejt fundit.

“Mandati i tij do të përfundojë shumë shpejt, kështu që do ta shohim, nuk e di”, u shpreh Trump, kur u pyet nga gazetarët për qëndrimin e Francës gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Macron ka refuzuar të angazhojë vendin e tij në koalicionin e propozuar nga SHBA për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, një zonë kyçe për transportin global të naftës.

Më herët kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se lufta me Iranin “nuk është çështje e NATO-s”, ndërsa zyrtarët në Francë kanë bërë të qartë se Parisi nuk do të dërgojë forca detare në Gjirin e Hormuzit si pjesë e një përpjekjeje të udhëhequr nga SHBA për ta detyruar hapjen e ngushticës nga ku kalon një e pesta e naftës së globit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB