Lufta në Lindjen e Mesme, Trump konferencë mediatike në SHBA: Iranit do t’i duhen 10 vite për t’u rindërtuar

17/03/2026 17:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende gati të tërhiqen nga përfshirja në Iran, por paralajmëroi se një largim do të ndodhë “në të ardhmen shumë të afërt”.

I pyetur për planet pas konfliktit, Trump tha se nëse SHBA do largohej tani, Iranit do t’i duheshin “10 vjet për t’u rindërtuar”, duke lënë kuptohet për dëmet e shkaktuara nga operacionet ushtarake.

Ne nuk jemi gati largohemi ende. Por do largohemi ardhmen e afërt, pothuajse shumë afërt”, u shpreh ai.

Presidenti përsëriti gjithashtu kritikat ndaj NATO, duke thënë se SHBA ka pasur “mbështetje madhe” nga vendet e Lindjes Mesme, por “asnjë mbështetje thelbësore” nga aleatët e NATO-s.

Duke komentuar marrëdhëniet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, Trump tha se ishte i zhgënjyer, edhe pse e konsideron atë “një njeri mirë”. Ai shtoi se Starmer kishte ofruar dërgimin e dy aeroplanmbajtëseve vetëm pasi situata ishte stabilizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB