Video/ Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende gati të tërhiqen nga përfshirja në Iran, por paralajmëroi se një largim do të ndodhë “në të ardhmen shumë të afërt”.
I pyetur për planet pas konfliktit, Trump tha se nëse SHBA do të largohej tani, Iranit do t’i duheshin “10 vjet për t’u rindërtuar”, duke lënë të kuptohet për dëmet e shkaktuara nga operacionet ushtarake.
“Ne nuk jemi gati të largohemi ende. Por do të largohemi në të ardhmen e afërt, pothuajse shumë të afërt”, u shpreh ai.
Presidenti përsëriti gjithashtu kritikat ndaj NATO, duke thënë se SHBA ka pasur “mbështetje të madhe” nga vendet e Lindjes së Mesme, por “asnjë mbështetje thelbësore” nga aleatët e NATO-s.
Duke komentuar marrëdhëniet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, Trump tha se ishte i zhgënjyer, edhe pse e konsideron atë “një njeri të mirë”. Ai shtoi se Starmer kishte ofruar dërgimin e dy aeroplanmbajtëseve vetëm pasi situata ishte stabilizuar.
Top Channel