Video/ Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët
Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur nëse ekziston një plan për “ditën tjetër” në Iran, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se, nëse SHBA do të tërhiqej tani, Iranit do t’i duheshin “10 vjet për t’u rindërtuar”.
“Ne nuk jemi ende gati të largohemi. Do të largohemi në të ardhmen e afërt, pothuajse shumë shpejt”, u shpreh ai.
Trump përsëriti gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë pasur “mbështetje të madhe” nga vendet e Lindjes së Mesme, por sipas tij “asnjë mbështetje thelbësore” nga NATO.
Duke komentuar marrëdhënien me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump tha se nuk ka marrë mbështetjen e tij, duke shtuar se Starmer ishte i gatshëm të dërgonte dy aeroplanmbajtëse “pasi fituan”, kur sipas tij nuk kishte më kërcënim.
“Mendoj se është një njeri i mirë, por jam i zhgënjyer”, përfundoi presidenti.
Nga ana tjetër, kryeministri irlandez Michael Martin theksoi se marrëdhënia transatlantike mes Evropës dhe SHBA-së mbetet “shumë e rëndësishme”.
Ai shtoi se Starmer është një lider “serioz” dhe se presidenti amerikan ka mundësi të bashkëpunojë mirë me të.
Top Channel