Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit Një 46 vjeçar i identifikuar si Urim Meta, është arrestuar në flagrancë teksa transportonte armë për t’i shitur në Tiranë.
46-vjeçari armët i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë. Policia e ndaloi në rrugë me dy automjete, të cilat i kishte improvizuar si automjete të prishura në mes të rrugës, që ‘objektivi’ mos të ndërronte rrugë.
Nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel