Triumf i “One Battle After Another”/ Surprizë, një çmim “Oscar” shkon në Kosovë për aktoren Luana Bajrami
Një studim amerikan del në përfundimin se prania e personave që shkaktojnë stres në jetën tuaj mund të lidhet me një plakje më të shpejtë biologjike.
Afërsia e detyruar, veçanërisht me familjen, duket se e përforcon këtë efekt.
Kolegët që nuk ndalen së treguari dramat e tyre, baballarët që kritikojnë stilin tuaj të jetesës, apo njerëzit që monopolizojnë bisedat mund të jenë më shumë se irritues: të gjithë ata mund të ndikojnë tek ritmi i plakjes suaj.
Studiuesit tregojnë se të kesh më shumë njerëz “bezdisës” rreth vetes, rrit rrezikun e plakjes biologjike. Sa më shpesh që t`iu duhet të bashkëveproni me këta njerëz, aq më shumë përshpejtohet plakja, theksojnë ekspertët.
Përllogaritjet treguan se çdo individ i vështirë lidhet me rreth 1.5% plakje shtesë biologjike në një vit kalendarik.
Stresi që vjen nga njerëzit e vështirë ka efekte të ngjashme me stresin financiar apo stresin në punë, duke rritur inflamacionin, ulur funksionin imunitar dhe rritur rrezikun për sëmundje të ndryshme.
Studimi përfshiu 2.345 pjesëmarrës nga Indiana, të moshës 18-103 vjeç, të cilëve iu analizua ADN-ja për shënjues të plakjes biologjike dhe iu bënë pyetje për marrëdhëniet shoqërore.
Rezultati: njerëzit që kishin marrëdhënie të komplikuara ose përjetuan një fëmijëri të vështirë kishin më shumë gjasa të jetonin me individë stresues. Femrat kanë më shumë gjasa sesa meshkujt të raportojnë praninë e këtyre individëve në rrethin shoqëror.
Top Channel