Bombë me porosi nga burgu, 7 persona të arrestuar/ Ndihmuan atentatorin, porositësi ndodhet në qelitë e Fushë-Krujës

16/03/2026 15:23

Konfliktet e lindura në aktivitetet e paligjshme vijojnë të shënojnë ngjarje kriminale.

Ky duket se është motivi edhe i eksplozivit të shpërthyer një makinë në pronësi të 32-vjeçarit Oltjon Klosi në kryeqytet mëngjesin e 10 marsit.

Pas një jave hetime policia zbuloi se kjo porosi ishte dhënë nga burgu. Konkretisht Sabah Nuzi në burg prej 2020 për ekzekutimin e Klevis Lleshit kishte kërkuar që borxhin e pashlyer ta merrte duke angazhuar 7 persona për ti shkatërruar pronën me eksploziv kundërshtarit.

Porosia iu dha Jurgen Gjonajt i cili me biçikletë kreu vendosjen e eksplozivit që më herët ja kishin siguruar të arrestuarit e tjerë Renato Balla Kristian Ahmerama dhe Eklips Leti ndërsa Gentjan Kojtari Dorjan Hamolli dhe Greis Molla e ndihmuan të largohej pas kryerjes së misionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB