Bie fertiliteti në Europë, Shqipëria mes vendeve me lindshmërinë më të lartë në kontinent

16/03/2026 11:58

Shkalla totale e fertilitetit (TFR) në Bashkimin Evropian ka rënë në nivelin më të ulët në gjashtë dekada, duke zbritur nga 2.62 lindje për grua që ishte në vitin 1964, në vetëm 1.34 në vitin 2024.

Ky trend është pjesë e një rënieje globale të fertilitetit, cka pritet të ndikojë ndjeshëm në të ardhmen strukturën e popullsisë së shumë vendeve të globit. Raporti tregon se shkalla e fertilitetit ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Mali i Zi ka nivelin më të lartë të fertilitetit me 1.75, ndjekur nga Bullgaria (1.72), Gjeorgjia (1.69), Shqipëria dhe Serbia (të dyja 1.64). Në mesin e ekonomive më të mëdha europiane, listën e kryeson Franca me 1.61 e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania (1.36), ndërsa Spanja dhe Italia shënojnë normat më të ulëta.

Vendet nordike tregojnë një situatë të ndryshueshme, por gjendjen më të mirë prej tyre e ka Islanda. Zëdhënësi i OBSH-së për Europën shpjegon se arsimi, qasja tek metodat contraceptive, faktorët socio-ekonomikë si strehimi, kostot e jetesës dhe mundësia për të balancuar punën me familjen ndikojnë në vendimet riprodhuese të njerëzve. As politika në mbështetje të familjes si pagesat për lindje, leja prindërore dhe kujdesi i subvencionuar për fëmijët, nuk po arrijnë të zbusin këtë fenomen.

Dr. Julia Hellstrand nga Universiteti i Helsinkit thekson se “edhe vendet nordike me politika bujare familjare po përjetojnë rënie të fertilitetit, duke treguar se politika vetëm nuk mjafton për të ndaluar trendet aktuale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB