Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, merren disa dokumente dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë

15/03/2026 17:53

Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa dokumente.

Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9 vjeçare në qytetin e Lezhës, ka njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të shkollës janë konstatuar 5 dyer të dëmtuara.

Sipas deklarimit paraprak, dyshohet se janë marrë disa dokumente, 1 kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB