Në qytetin bregdetar të Vlorës, Dita e Verës po festohet këtë 14 mars jo vetëm në sheshe dhe rrugë, por edhe buzë detit.

Qytetarë të shumtë dhe turistë të huaj kanë zgjedhur të shijojnë rrezet e para të ngrohta të pranverës pranë ujit të kristaltë të detit.

Temperaturat e ngrohta dhe moti i kthjellët kanë bërë që shumë vlonjatë dhe vizitorë të dalin përgjatë bregdetit, duke shijuar pamjen e detit dhe atmosferën festive që ka përfshirë qytetin. Disa kanë zgjedhur të bëjnë shëtitje përgjatë lungomares, ndërsa të tjerë kanë shijuar edhe kontaktin me ujin e detit.

Për shumë turistë të huaj, kjo ditë ka marrë një kuptim të veçantë, pasi përjetojnë nga afër një nga traditat më të njohura shqiptare. Në Vlorë, 14 marsi duket se merr kuptimin e plotë të Ditës së Verës, ku dielli, deti dhe atmosfera pranverore bashkohen në një festë të natyrës dhe të jetës.

Ne jemi fanatikë të detit dhe në çdo stinë përpiqemi të shijojmë ujin dhe ajrin e tij. Deti është terapi për trupin dhe mendjen dhe mendojmë se çdo njeri duhet ta bëjë pjesë të rutinës së jetës së tij.”

“Edhe sot, në Ditën e Verës, kemi zgjedhur të jemi pranë detit. Është kënaqësi e veçantë të shijosh diellin dhe detin e Vlorës.”

“Jetoj në Vlorë prej katër vitesh dhe mund të them se është një mrekulli. Ka një natyrë të jashtëzakonshme dhe njerëz shumë të dashur.”

“Vlora është një vend perfekt për të jetuar. Prej tre vitesh jetoj këtu dhe e dua shumë këtë qytet. Ka natyrë të bukur dhe njerëz shumë të mirë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB