Video/ “Raporti i qendrës në Finlandë tregon se…”, Igli Hasani ironizon deputeten e PS: Do pyesim ministrin për emrat e banorëve të Pekinit

14/03/2026 18:34

Gjatë fjalës së saj në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme të ditës së premte, deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku komentoi rolin e Shqipërisë në marrëdhënie me Iranin.

Ndërsa Koçeku fliste për një raport të bërë nga një qendër në Finlandë ku tregonte për luftën dhe kërcënimet hibride, kryetari i komisionit Igli Hasani ka ironizuar fjalimin e deputetes.

“Pavarësisht se Shqipëria nuk ka marrëdhënie direkte diplomatike me Iranin, cili mund të jetë kontributi i vendit tonë në raport me përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve dhe zbutjen e këtij konflikti që pasojat i ka në nivel ndërkombëtar dhe dashur pa dashur na prek edhe neve si një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor.

Duke marrë shkas dhe për të shënjuar më shumë edhe pyetjen e koleges Kuku për luftën hibride dhe kërcënimet hibride, di që ka një qendër në Finlandë dhe një raport i saj e konsideron Shqipërinë si një vend që ka një përplasje të këtyre hibrideve, duke marrë parasysh edhe pozicionin tonë strategjik. Cila mund të jetë një strategji e mundshme për ndërgjegjësimi e publikut për këto njerëz dhe për parandalimin e tyre të mëtejshëm”, ishin fjalët e Koçekut.

Pas fjalëve të saj, kryetari i komisionit Igli Hasani është shprehur me ironi se për shqetësimet dhe pyetjet që deputetja kishte ai do të pyeste ministrin e Jashtëm për emrat e banorëve në Pekin.

“Do pyesim pastaj ministrin për emrat e banorëve të Pekinit”, u shpreh Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB