SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

14/03/2026 15:04

Një forcë operacionale brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila do të jetë e aftë të vëzhgojë dhe të inflitrohet në hetime ‘undercover’.

Ky është plani i SPAK për të fuqizuar hetuesit e BKH , që siç pranohet  zyrtarisht ka si synim pavarësi të plotë nga Policia e Shtetit, tek e cila vazhdojnë të mbështeten nga krijimi.

Ky detaj vihet re në raportimin vjetor të SPAK, kurse  propozimet vijnë jo shume larg nga koha kur SPAK është ankuar për dekonspirim dhe tradhti kur aksionet i kanë dështuar.

’Ngritja e një njësie të tillë  brenda strukturës do të kufizojë maksimalisht edhe mundësinë e  rrjedhjes  së informacioneve  gjatë veprimeve  hetimore si dhe do të zhvillojë një dimension tjetër të kapaciteteve hetimore” deklaron prokuroria e posaçme.

Nga hapja e Byrosë sipas modelit të FBi amerikane, BKH ka marrë në dorë edhe përgjimet , së fundmi edhe njësinë parandaluese, edhe pse rezulton ende jo funksionale  njësia e vlerësimit të riskut.

Nuk dihet ende se përse nuk është ngritur ky përgjim kur edhe ish drejtoresha e BKH e ka kërkuar vazhdimisht.

Në këtë godinë ku pritet të zhvendoset Byroja kombëtare e hetimit  ku do të kryhen veprimet me urdhër të prokurorëve të posaçëm,  çdo zyrë e  marrjes në pyetje është  pajisur me sistem të instaluar kamerash dhe regjistrim audio për të garantuar monitorim dhe dokumentim të plotë  në rastet kur pyeten deklaruesit dhe dëshmitarët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB