Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit, eventet kanë nisur prej ditësh

14/03/2026 12:00

Dy javë festime dhe aktivitete për festën tradicionale të ditës së verës kanë kulmuar në 13 dhe 14 mars.

Pas një nate të zjarrtë në shesh me koncerte e festime mëngjesi i gjeti sërish Elbasanin plot me miq, teksa shkollat nisën paradën e tyre tradicionale e aktivitete të tjera janë zhvilluar gjatë gjithë ditës.

Elbasanit nuk i kanë munguar vizitorët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e të huaj.

Festa pagane i ka rrënjët në lashtësi e deri në ditët tona ka ardhur duke ruajtur disa nga traditat e duke shtuar disa të tjera.

Njerëzit i gëzohen ardhjes stinës  së ngrohtë duke përcjellë urimet për mbarësi e shëndet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB