LIVE/ Shpërthime të fuqishme në Teheran dhe Dubai. Aeroplani amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur. NATO rrëzon raketën e tretë iraniane mbi Turqi
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në rrjetin social X , për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë.
Ministria shprehet se Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike, ndërsa thekson se i qëndron në solidaritet të plotë Turqisë.
“Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë.
Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre.
Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Top Channel