SHBA zhvendos sistemin anti-raketor THAAD nga Koreja e Jugut drejt Lindjes së Mesme, rriten shqetësimet në Seul

13/03/2026 09:58

Shtetet e Bashkuara po zhvendosin pjesë të sistemit të tyre të mbrojtjes nga raketat ‘Terminal High-Altitude Area Defense’ (THAAD) nga Koreja e Jugut drejt Lindjes së Mesme, në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit.

The Washington Post, shkruan se disa komponentë të sistemit po dërgohen për të forcuar mbrojtjen e bazave amerikane dhe aleate në rajon, ndërsa Irani vazhdon të lëshojë dronë dhe raketa balistike.

Lëvizja vjen rreth dy javë pas fillimit të luftës mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit. Sipas një vlerësimi të The New York Times, Teherani ka lëshuar deri tani më shumë se 500 raketa balistike, shumica e të cilave janë interceptuar.

THAAD është një nga sistemet më të avancuara amerikane të mbrojtjes nga raketat balistike. Ai është projektuar për të shkatërruar raketat në lartësi të madhe, madje edhe jashtë atmosferës së Tokës, duke përdorur teknologjinë “hit-to-kill”, ku energjia kinetike shkatërron objektivin.

Sistemi prodhohet nga kompania amerikane Lockheed Martin dhe përfshin: gjashtë lëshues raketash, tetë interceptorë për çdo lëshues, radar të fuqishëm për zbulimin e objektivave

Një bateri e vetme THAAD kushton rreth 1 miliard dollarë dhe kërkon rreth 100 ushtarakë për operim. SHBA ka vetëm tetë sisteme të tilla në të gjithë botën.

Sistemi THAAD u vendos për herë të parë në Korenë e Jugut në vitin 2017 për të mbrojtur vendin nga kërcënimet raketore dhe bërthamore të Korea e Veriut.

Por raportimet se disa lëshues po zhvendosen nga baza ajrore në Seongju kanë shkaktuar reagime në Seul. Presidenti i Korea e Jugut, Lee Jae-myung, tha se qeveria kishte shprehur kundërshtimin e saj ndaj këtij vendimi.

Ndërsa kemi shprehur kundërshtim, realiteti është se nuk mund ta imponojmë plotësisht qëndrimin tonë”, deklaroi ai, duke shtuar se lëvizja nuk do të dëmtojë strategjinë mbrojtëse të vendit.

Vendosja e THAAD në Kore në vitin 2017 u kundërshtua ashpër nga Kina, e cila argumentoi se radari i sistemit mund të monitorojë thellë territorin kinez dhe të zbulojë lëshimet e raketave të saj.

Pekini reagoi atëherë me masa ekonomike jozyrtare kundër Seulit, përfshirë kufizime ndaj turizmit dhe produkteve koreano-jugore.

Analistët thonë se zhvendosja e përkohshme e sistemit mund të shihet nga Kina si një zhvillim pozitiv, por jo si një fitore nëse nuk bëhet një largim i përhershëm. Ekspertët paralajmërojnë se një konflikt i zgjatur me Iranin mund të vendosë nën presion kapacitetet amerikane të mbrojtjes nga raketat.

Nëse përballja në Lindjen e Mesme vazhdon, SHBA mund të detyrohet të rishpërndajë më shumë sisteme mbrojtëse nga rajone të tjera, gjë që mund të ndikojë në gatishmërinë ushtarake në zona të tjera të botës, përfshirë Indo-Paqësorin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB