LIVE/ Lufta në Iran, shpërthime të fuqishme në Teheran dhe Dubai! Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak
Dhjetëra njerëz u plagosën, shumica e tyre lehtë, në një sulm me raketa balistike në qytetin verior izraelit të Zanzibarit gjatë natës së të enjtes.
Sipas Jerusalem Post, raketa goditi pranë katër shtëpive, duke shkaktuar dëme serioze në njërën prej tyre dhe në disa makina.
Sipas autoriteteve izraelite, 58 persona u plagosën, shumica e tyre nga xhamat e thyer, ndërsa një grua 34-vjeçare u plagos më rëndë.
תיעוד מפעילות כוחות פיקוד העורף בזירת האירוע בזרזיר
כוחות פיקוד העורף בסדיר ובמילואים פועלים כעת בשילוב ארגוני החירום בזירת הנפילה בזרזיר. הכוחות מבצעים הערכת מצב בזירה בשיתוף גופי החירום וההצלה, במטרה לזכות את הזירה.
נסיבות האירוע בתחקור pic.twitter.com/LKhqwx21rb
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) March 13, 2026
“Kur mbërritëm në vendngjarje, pamë dëme në disa shtëpi. Një grua 34-vjeçare ishte plagosur në shpinë nga shrapnela dhe një vajzë 17-vjeçare ishte plagosur nga xhama të thyer”, tha një zëdhënës i Magen David Adom.
Midis të plagosurve që u dërguan në spitale për ndihmën e parë ishin edhe 27 fëmijë.
Top Channel