Një bazë ushtarake italiane në qytetin Erbil, në Kurdistanin irakian, është sulmuar me dron, duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm italian dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili njoftoi përmes një postimi në rrjetin social X se një automjet ushtarak u shkatërrua gjatë sulmit.
Sipas informacioneve të raportuara nga Reuters, fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një sulm me raketa, por më vonë u konfirmua se baza ishte goditur nga një dron. Tajani theksoi se i gjithë personeli ushtarak italian ndodhet i sigurt në strehimore dhe dënoi sulmin ndaj bazës.
Missile Hits Italian Military Base in Erbil, No Casualties Reported
An overnight strike targeted the base in Iraq’s Kurdistan region, but all personnel safely reached bunkers, avoiding injuries as tensions in the area escalate. #WashingtonEye pic.twitter.com/6voq2NlsoU
— Washington Eye (@washington_EY) March 12, 2026
Ai shtoi se kishte kontaktuar edhe ambasadorin italian në Irak, ndërsa shprehu solidaritet dhe mirënjohje për ushtarët italianë për shërbimin e tyre.
Ferma condanna per l’attacco che ha subito la base italiana di Erbil. Ho appena parlato con l’Ambasciatore d’Italia in Iraq. Per fortuna i nostri militari stanno tutti bene e sono al sicuro nel bunker. A loro esprimo solidarietà e gratitudine per il quotidiano servizio alla…
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) March 11, 2026
Ndërkohë, edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi përmes një postimi në X, duke deklaruar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat Tajani dhe Crosetto për të monitoruar situatën.
Continuo a seguire con attenzione quanto accaduto alla nostra base di Erbil, sono in costante contatto con i ministri Tajani e Crosetto per monitorare la situazione. A nome del Governo e mio personale esprimo solidarietà e vicinanza ai nostri militari, rimasti illesi a seguito…
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) March 12, 2026
“Në emër të qeverisë dhe personalisht, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time për ushtarët tanë, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime gjatë sulmit”, theksoi Meloni, duke shtuar se Italia është krenare për guximin dhe profesionalizmin e trupave të saj në misionet për paqe dhe siguri në zonat e krizës.
Top Channel