Berisha njofton protestën e radhës: Më 22 mars, të gjithë në rrugët e Tiranës
Parlamenti do të votojë sot lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Maxhoranca ka konfirmuar qëndrimin e saj për të votuar kundër kësaj kërkese gjatë mbledhjes së grupit parlamentar në fillim të kësaj jave.
Në seancën që ka nisur në orën 10:00, bie në sy mungesa e ish ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e shkarkuar nga kjo detyrë javën e kaluar së bashku me Belinda Ballukun.
Kryetari I Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi se Spiropali, pas largimit nga detyra e ministres, tani si deputete do të jetë pjesë e grupeve parlamentare të miqësisë me SHBA-në dhe Izraelin,
Në nisje të seancës nuk janë të pranishëm gjithashtu edhe Fatmir Xhafaj dhe vetë Belinda Balluku.
Burimet nga grupi parlamentar i PS-së i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se Fatmir Xhafaj ndodhet jashtë vendit prej disa ditësh në një vizitë të planifikuar shumë kohë më parë.
Top Channel