“Po përgatiteshin të na sulmonin”/ Izraeli godet rrjetin e lëshimit të dronëve në Iran: U shkatërruan 250 mjete ajrore pa pilot

12/03/2026 13:59

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë goditur rrjetin e lëshimit të dronëve të Iranit, duke shkatërruar mbi 250 mjete ajrore pa pilot.

Sipas një deklarate të IDF, sulmet u kryen pasi forcat izraelite identifikuan operatorë të sistemit të dronëve të regjimit iranian teksa po armatosnin një dron dhe përgatiteshin ta lëshonin atë drejt Izraelit.

“Gjatë një vale sulmesh, Forcat Ajrore Izraelite zbuluan disa operatorë që po përgatisnin lëshimin e një droni drejt Izraelit. Pas identifikimit të tyre, avionët luftarakë goditën lëshuesin dhe operatorët, duke parandaluar sulmin e planifikuar”, thuhet në deklaratë.

IDF thekson se deri tani janë shkatërruar më shumë se 250 dronë në territorin iranian. Gjithashtu, sipas ushtrisë izraelite, janë eliminuar disa komandantë dhe operatorë të rrjetit të dronëve, të cilët dyshohet se kanë qenë përgjegjës për disa sulme me dronë ndaj Izraelit.

Në deklaratë shtohet se operacionet kundër infrastrukturës së dronëve të Iranit po vazhdojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB