Nis seanca plenare/ Opozita me pankarta në sallë, jashtë protestë, mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut
12/03/2026 10:04
Ka nisur seanca e sotme plenare ku do të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balukut, kërkesë që mazhoranca pritet që ta rrëzojë.
Deputetët e PD në sallë kanë ardhur me pankarta, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga opozita.
Në sallë deri në këto momente nuk ndodhet Belinda Balluku, e cila po ashtu nuk ka paraqitur kërkesë për të mbajtur fjalë.

Top Channel