Lufta ndaj Iranit, SHBA shpenzoi 11.3 miliardë dollarë vetëm në javën e parë

12/03/2026 13:56

Lufta ndaj Iranit i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara plot 11.3 miliardë dollarë vetëm në javën e parë, sipas zyrtarëve ushtarakë.

Shifra është një vlerësim i ulët dhe nuk përfshin shpenzimet për grumbullimin dhe zhvendosjen e aseteve ushtarake para sulmit. Senatori demokrat Chris Coons tha se shuma totale e operacioneve pritet të jetë shumë më e lartë.

Lufta në Lindjen e Mesme ka nisur në datën 22 shkurt, ndërsa sulmet vijojnë ende, në koordinim me Izraelin.

Buxheti i mbrojtjes i SHBA-së për vitin 2026 është rreth 900 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet totale të qeverisë amerikane në vitin fiskal 2025 ishin rreth 7 trilionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB