Kriza e naftës nga lufta në Lindjen e Mesme, Italia përdor afro 10 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente

12/03/2026 21:48

Italia ka vendosur të përdorë rreth 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e saj strategjike, në përpjekje për të përballuar krizën energjetike të shkaktuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindja e Mesme.

Sipas Ministrisë italiane të Mjedisit dhe Sigurisë Energjetike, vendi do të nxjerrë në treg rreth 9 milionë e 966 mijë fuçi naftë nga rezervat emergjente, një sasi që përfaqëson rreth 2.5% të totalit të rezervave që vendet anëtare të International Energy Agency (IEA) kanë vendosur të përdorin për të stabilizuar tregun global të energjisë.

Vendimi vjen në një moment kur furnizimi global me naftë është goditur rëndë nga lufta në rajon dhe nga rreziku i ndërprerjes së transportit përmes ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë.

Sipas autoriteteve italiane, rezervat strategjike të vendit aktualisht arrijnë në rreth 11.9 milionë tonë ekuivalent nafte, që mbulojnë rreth 90 ditë importe neto të produkteve të naftës, në përputhje me detyrimet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, sipas raportit të fundit të International Energy Agency, konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar ndërprerjen më të madhe të furnizimit me naftë në historinë e tregut global, duke ulur prodhimin me rreth 10 milionë fuçi në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB