LIVE/ PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mungojnë Spiropali, Xhafaj e minsitri Gonxhe. Opozita bllokon seancën, PS kalon për votim pr.ligjet e rendit të ditës. PD protestë para Parlamentit Oerd Bylykbashi, si anëtarë i këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve nga opozita, ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ai iu drejtua deputetëve të Kuvendit duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit të deputetes Balluku dhe hapjen rrugë të arrestimit të saj.
“Kjo është nga seancat që do të lerë gjurmë për mënyrën si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje”, u shpreh ai.
“Në emër të 5 deputetëve të opozitës, do të lexoj përmbledhjen e raportit rekomandues të gjysmës së Këshillit, në lidhje me kërkesën e prokurorisë për rastin Balluku.
Kuvendi i Shqipërisë në datë 16 dhjetor është vënë në lëvizje nga SPAK. Deputetët të votojnë pro kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun, e cila ka kryer veprën e shkeljes së barazisë në tendë.
Në miratimin e këtij rekomandimi mbajnë në konsideratë Sipas kushtetueses, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit jo të deputetëve të veçantë. Komisioni i Venecias ka mbajtur qëndrim dhe ka krijuar standardin që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat janë të motivuara politikisht”, tha ndër të tjera Bylykbashi.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të Kuvendit po mbahet protestë, e thirrur nga PD, teksa gjatë fjalës së Sali Berishës pak para se të futet në sallë, kryedemokrati u shpreh ndër të tjera se kjo është koha që qytetarët të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Top Channel