Po mbahet sot në Kuvend seanca plenare, ku në rend dite është votimi për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku dhe hapjen rrugë arrestimit të saj.

Ndërsa në sallë po zhvillohet seanca, jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga PD.

Ndërkohë një detaj që është vënë re në sallë, është prania e një gardisti në reshtin ku qëndron Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar i PS.

Në një reagim në rrjetet sociale, Flamur Noka ka shkruar: E padëgjuar më parë që deputetit t’i vendoset truprojë personale në sallën e Kuvendit! Frikacaku 0900 me tel në dorë  ka thyer rekordin e përshtirësisë.

Nuk dihet arsyeja se përse është vendosur që gardisti të qëndrojë aty, dhe përse Garda e ka vlerësuar kështu, por kujtojmë se në seancën e fundit pati tensione dhe përplasje mes Ballës dhe deputetit Klevis Balliu. Ky i fundit u  përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, nga Sekretariati i Etikës.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB