Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, autoritetet e SHBA: Dy të plagosur, incidenti nuk lidhet me luftën

12/03/2026 16:54

Dy persona janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në aeroplanmbajtësen amerikane USS Gerald R. Ford, bëri të ditur ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit zyrtar, zjarri shpërtheu në zonën e lavanderisë së anijes dhe u vu shpejt nën kontroll nga ekuipazhi.

Dy marinarë pësuan lëndime dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme.

Autoritetet ushtarake theksuan se incidenti nuk lidhet me luftën në Iran.

“Nuk pati dëme në dhomën e motorëve të shtytjes së anijes, e cila mbetet plotësisht funksionale”, thuhet në deklaratë.

Aeroplanmbajtësja ndodhet aktualisht në Deti i Kuq dhe po merr pjesë në operacione ushtarake në rajon. USS Gerald R. Ford konsiderohet ndër aeroplanmbajtëset më moderne në flotën e marinës amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB