“Shpëton” Barbulloja, linja të reja për fshatin në Lezhë që vuante nga problemet me energjinë elektrike

11/03/2026 12:30

Problematikat e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në fshatin Barbullojë të Lezhës kanë marrë vëmendjen e OSHEE-së.

Agjencia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur ndërhyrjen për ndërtimin e linjave të reja, pasi rrjeti ekzistues kishte degraduar për shkak të mungesës së investimeve prej dekadash.

Banorët thonë se ndërprerjet dhe luhatjet e vazhdueshme të energjisë elektrike ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik për jetën e tyre, pasi shpeshherë nga tensioni i lartë kanë patur dëme në banesa.

Në fshatin Barbullojë po vendosen shtylla të reja bashkë me përcjellës elektrikë kabllorë, ndërsa përfitues nga kjo ndërhyrje janë një numër i konsiderueshëm abonentësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB