Lufta e Iranit rrit çmimet, BBC: Kostot e konfliktit do t’i paguajnë konsumatorët

11/03/2026 13:32

Rritja e kostove të transportit detar, e nxitur nga konflikti në Iran, do t’u përcillet konsumatorëve paralajmëron drejtuesi i kompanisë së dytë më të madhe të transportit detar në botë.

Ne kemi mekanizma tradicionalë kontraktimi që ua kalojnë klientëve luhatjet e çmimit të karburantit, qoftë kur ato rriten apo edhe kur ulen,” tha në një intervistë ekskluzive për BBC Vincent Clerc, kreu i gjigantit danez të transportit detar Maersk.

Kjo do të thotë se në fund, rritja e kostos do t’i kalojë klientëve tanë dhe dhe më pas do të reflektohet te konsumatorët,” shtoi ai. Kompania daneze ka në fokus transportimin me kontejnerë, i cili luan një rol jetik në transportimin e mallrave të konsumit si lodra, veshje dhe pajisje elektronike në mbarë botën.

Clerc i bëri thirrje SHBA-së, Izraelit dhe Iranit që të arrijnë “një lloj marrëveshjeje” për të rikthyer rrugët globale të tregtisë në Lindjen e Mesme, duke arsyetuar se kjo do të ishte një zgjidhje më e mirë sesa shoqërimi i anijeve nga flotat perëndimore në rrugët e rrezikuara detare. Lufta mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së ka sjellë pothuajse në ndalim të plotë të lëvizjes në dy rrugë të tilla dhe i ka sjellë probleme të mëdha ekonomisë globale. Në të njëjtën kohë, linjat kryesore të transportit detar në botë po përpiqen të shmangin edhe kalimin përmes Deti i Kuq për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Clerc insistoi se duhet të “rikthehemi sa më parë në situatën ku të rivendoset liria e lundrimit”. Ai shpjegoi se udhëtimet më të gjata rreth Kepit të Shpresës së Mirë dhe rritja e çmimeve të naftës po e bëjnë më të shtrenjtë transportin e po shtojnë presionin inflacionit dhe e bëri të qartë se për sa kohë ekziston një kërcënim i madh nga sulmet me dronë dhe nuk ka garanci për një armëpushim mes palëve, “është shumë e vështirë për ne tha ai, që të vendosim ekuipazhet dhe anijet tona në rrezik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB