Harvey Weinstein përshkruan jetën e tij në burgun e Rikers Island: Eshtë ‘ferr’, më kërcënojnë dhe më kërkojnë para

11/03/2026 10:32

Pak para se të paraqitej përsëri në gjykatë, Harvey Weinstein foli për jetën e tij në burgun me siguri maksimale të Rikers Island jashtë New York City, duke e përshkruar përvojën si “ferr” dhe duke deklaruar se izolimi i detyruar është i vetmi mënyrë për t’u mbrojtur nga të tjerët.

Gjërat, sipas tij, janë shumë më keq se në burgun shtetëror ku ndodhej më parë, dhe ai thotë se po lutet të kthehet aty. Autoritetet i kanë thënë se kjo nuk është e mundur sepse “duhet të të mbajmë nën vëzhgim ndërsa afrohet gjyqi yt”.

Duke folur për Hollywood Reporter, ish-ylli i Hollivudit, tani 73 vjeç dhe i detyruar të përdorë karrige me rrota, përshkruan jetën në Rikers si izolim të plotë. “Unë vetëm flas me rojet dhe infermierët, kjo është e gjithë shoqëria ime këtu. Nuk ka fare socializim, sepse është Rikers dhe është ferr”, tha ai.

Avokati i Weinstein ka deklaruar më parë se klienti i tij po keqtrajtohet në burg, ndërsa ai është diagnostikuar me leuçemi kronike mieloide që nga vjeshta e vitit 2024. Weinstein pretendon gjithashtu se ka qenë viktimë e dhunës në burg: “Njëherë, ndërsa po prisja të flisja në telefon, e pyeta djalin përpara meje nëse kishte mbaruar. Kjo e zemëroi dhe më goditi fort në fytyrë. Rashë në dysheme dhe po më rridhte gjak, kisha shumë dhimbje”, tha ai, duke shtuar se rojet e burgut nuk e pyetën drejtpërdrejt për autorin e sulmit.

Ai thekson se izolimi është bërë opsioni më i sigurt për të, duke e mbajtur larg rrezikut të burgosurve të tjerë si një “personazh i famshëm”. “Këtu në Rikers, më dhemb të jem një personazh i famshëm sepse më detyron të izolohem. Është shumë e rrezikshme të jem pranë njerëzve të tjerë. Ata më kërcënojnë vazhdimisht, më kërkojnë para, kërkojnë avokatin tim, më ngacmojnë. Nuk do të zgjasja shumë atje jashtë”, shtoi Weinstein.

Harvey Weinstein është shpallur fajtor për një vepër penale sulmi seksual në qershor 2025 për një incident të vitit 2006, në të cilin sulmoi ish-asistenten e prodhimit televiziv Miriam Haley. Ai ka tentuar të apelojë dënimin, duke pretenduar sjellje të keqe të jurisë, por gjyqtari refuzoi kërkesën më 8 janar.

Ai është dënua gjithashtu në Kaliforni në vitin 2022 për përdhunimin e një aktoreje në një hotel në Beverly Hills, duke marrë 16 vjet burg. Tani Weinstein po përballet me një rigjykim për një akuzë të tretë për krim seksual që përfshin aktoren aspirante Jessica Mann.

Ky zhvillim risjell në vëmendje jetën dhe kushtet e vështira të ish-yllit të Hollivudit në një nga burgjet më të famshme dhe më të rrezikshme të Amerikës, ndërsa ai përgatitet për të përballuar gjyqin e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB