Të shtënat me armë gjatë aksionit për kapjen e mikut të Licëve, zbardhet dëshmia e shoferit: Barushi më ngriti dorën në rrugë dhe e mora, nuk e dija që…
Policia e Durrësit ka kryer disa arrestime dhe procedime, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
Po ashtu arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
Ndërkohë janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. I. dhe Gj. K., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Nga ana tjetër shpallën në kërkim shtetasin I. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Sallmone, pasi dyshohet se ka hedhur me automjet, në territorin e fshatit Fllakë, mbetje kartonash. Punohet për kapjen e 60-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. Ç., 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi dyshohet se ka qëlluar me shpullë, djalin e saj, 10 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme
Top Channel