E rëndë në Itali, gruaja 50-vjeçare vritet me thikë në Messina nga ish-partneri

11/03/2026 10:42

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Messina, në Siçili, ku një grua 50-vjeçare, u vra me thikë dhjetëra herë nga ish-partneri i saj.

Autori i krimit, 67 vjeç, ishte në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik pas një sërë ankesash nga viktima Daniela Ginati për sjelljen e tij të dhunshme. Megjithatë, të martën në mbrëmje, ai shkoi në shtëpinë e Ginati-t dhe kërkoi të bisedonin. Ajo i bëri të qartë se nuk donte të pajtoheshin më, por ai reagoi me dhunë të pakufishme, duke e goditur për vdekje menjëherë.

Vajza e viktimës e gjeti të ëmën të pajetë kur u kthye në shtëpi, i ra të fikët dhe u dërgua menjëherë në spital.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, autori u identifikua shpejt dhe, pasi rrëfeu krimin, u arrestua dhe u dërgua në burg.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë e grave që vuajnë dhunë nga ish-partnerët e tyre, duke theksuar rrezikun që mund të paraqesin masat e lehta të arrestit shtëpiak në raste të dhunës së përsëritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB