Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve pas konfirmimit të kandidatëve

10/03/2026 10:32

Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve.

Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve. Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes.

Konflikti fizik në prani të drejtuesit politik të Shkodrës, Luçiano Boçi, ka qenë mes anëtarit të kryesisë, Ervin Gjini dhe anëtarit të PD, Arban Lutfija. Kandidatë në garë, sipas vendimit të kryesisë, do të jenë Genti Ibro dhe Ardit Qylybyli.

Debatet verbale më pas kanë degjeneruar në përplasje fizike e fyerje mes disa pjesëmarrësve në mbledhje. Të pranishmit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Zgjedhjet për kreun e degës së PD Shkodër pritet të mbahen më 15 mars. Kryetarja aktuale e degës, Eliona Shkreli vendosi pak ditë më parë të mos kandidonte për një mandat tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB