Rusia mohon ndarjen e informacion me Iranin për forcat amerikane, Steve Witkoff: Pala ruse i tha Trump se nuk e kanë bërë një gjë të tillë
Bashkimi Evropian mund të ndërmarrë masa të përkohshme dhe afatshkurtra nëse situata energjetike përkeqësohet për shkak të zhvillimeve gjeopolitike.
“Përballë një krize të mundshme energjetike, duhet të ndërhyjmë me masa afatshkurtra dhe të synuara. Megjithatë, këto nuk duhet të bëhen normaliteti i ri dhe nuk duhet të na devijojnë nga rruga drejt zgjidhjeve afatgjata”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, gjatë një konference për shtyp në Strasburg, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi efektet e luftës në Iran.
Ndërkohë, Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, theksoi se Bashkimi Evropian duhet të mbështetet në përvojën e krizës energjetike të vitit 2022.
“Duhet të marrim masa mbi mësimet e nxjerra në vitin 2022. Megjithatë, aktualisht nuk ndodhemi në një situatë kaq të vështirë”, tha ai.
Sipas tij, nëse situata e kërkon, BE-ja është e gatshme të ndërmarrë veprime të tjera “të përkohshme dhe të synuara” për të garantuar stabilitetin e furnizimit me energji.
Top Channel