Pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europiane për bujqësinë shqiptare, zhvillimet e datës 9 mars nga Brukseli, burime për Top Channel tregojnë se Programi IPARD III po hyn në një fazë të re, duke marrë dritën jeshile për rifillimin e financimit për fermerët dhe agrobizneset e vendit tonë.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Bujqësisë Brukselit Elisabet Werner duke parë nevojat e bujqësisë shqiptare të dy së bashku kanë hartuar dhe zërat se si do të shpërndahen 146 milionë eurot e programit IPARD III.

Prioritet të veçantë kësaj here do të kenë moderinizimi i fermave duke aplikuar teknologjinë që rrit sigurinë ushqimore dhe ul kostot e prodhimit. Programi IPARD III është menduar të jetë i ndarë në 9 masa, ku 5 prej tyre do të aplikohen për herë të parë në bujqësi:

Investime në ferma bujqësore; Agropërpunimi dhe marketingu i produkteve bujqësore; Diversifikimi i ekonomisë rurale; Asistenca teknike dhe ngritja e kapaciteteve institucionale; Masat agro-mjedisore dhe klima; Qasja LEADER; investime në infrastrukturën rurale; Shërbimet këshillimore për fermerë; Menaxhimi dhe zhvillimi i pyjeve

Këto sektorë të bujqësisë konsiderohen si thelbësorët  për të rritur vlerën e produkteve shqiptare në tregjet europiane.

Ndërkohë siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë për tu bërë pjesë e familjes europiane, investimet në fermat shqiptare më 112 milionë eurot e qytetarëve europainë dhe 34 mln euro nga buxheti ynë pritet të nxisin prodhimin e produkteve të shëndetshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB