Përshkallëzimi i luftës në rajon, mbi 100 mijë njerëz të zhvendosur brenda një dite në Liban

10/03/2026 16:20

Më shumë se 100 mijë persona në Liban janë regjistruar si të zhvendosur në platformën qeveritare vetëm gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi UNHCR.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, numri total i të zhvendosurve ka arritur në mbi 667,000 që nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon, kur Hezbollahu i mbështetur nga Iran lëshoi raketa drejt Izrael dhe ushtria izraelite u kundërpërgjigj me sulme.

Gjatë një vizite dje në një strehë në Bejrut, takova një grua mbi 90 vjeç që kishte humbur 11 anëtarë të familjes gjatë sulmeve të vitit 2024. Ajo tani është zhvendosur sërish”, tha përfaqësuesja e UNHCR-së në Liban.

UNHCR shton se sulmet ajrore kanë shkaktuar edhe lëvizje të mëdha drejt Siri.

Autoritetet siriane raportojnë se më shumë se 78,000 sirianë janë kthyer nga Libani që nga fillimi i bombardimeve, ndërsa mbi 7,700 shtetas libanezë kanë hyrë gjithashtu në territorin sirian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB