Panik nga lajmet e luftës, psikologët: Informacioni i rremë në rrjetet sociale po rrit ankthin te njerëzit

10/03/2026 12:16

Një luftë e zhvilluar në epokën digjitale, shumëfishon shpejtësinë e përhapjes së informacioneve.

Në rrjete sociale lexon edhe detaje të panevojshme, apo edhe materiale të manipuluara e të pasakta. Ekspertët e shëndetit mendor tregojnë se konflikti mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së po ndikon në gjendjen psikologjike të njerëzve.

Ne jemi të gjithë shumë të ekspozuar. Çfarëdo që ndodh në anën tjetër të botës, ne e kemi në telefonin tonë dhe na mbërrin në shtëpi. Përtej sigurisht gjithë ndjeshmërisë, empatisë dhe informacionit, kur kthehet në informacion të tepërt kjo shkakton elementë të caktuar si ankth për të ardhmen, frikë nga e panjohura apo element që mund të jenë fizikë si pagjumësia apo panik”, shprehet Lorela Garuli, psikologe.

Psikologia Lorela Garuli tregon se edhe në Shqipëri po i drejtohen shërbimit psiko-social për shkak të përjetimit të ngjarjes me një mori ndjesish negative.

E shikojmë edhe në praktikën klinike te individë që shqetësohen e ndjejnë një lloj pasigurie apo paqëndrueshmërie për gjërat që ndodhin në botë që pavarësisht se janë larg i ndjejnë shumë afër. Është edhe një fenomen psikologjik që i referohemi si “dumb scrolling”, që ka të bëjë me të parit, të bërit scroll në rrjete sociale lajmë që kanë e impakt negativ”, shton Garuli.

Ruajtja e një ekuilibri me sasinë e lajmeve mbi një çështje të ndjeshme si lufta, është këshilla e parë nga profesionistët, teksa vënë theksin te ndjekja e mediave të besueshme për informim.

Ajo që duhet të bëjmë në këto raste është të përpiqemi të kemi një sens mase. Të kemi parasysh si funksionojnë algoritmet, sa më shumë të shohim diçka aq më shumë do të kemi informacion të kësaj tipologjie. Pra, e para është në dorën tonë të kemi më kontroll edhe të jemi selektivë”, thekson ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB